Revanshi i Higuain dhe Dybala, Juve i ofron rinovimin sulmuesëve

18 Tetor 2019

Nga të padëshiruar në lojtarë formacioni. Gjërat ndryshojnë shpejt në futboll dhe këtë më mirë se të gjithë e ditë Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala që po jetojnë një përmbysje të madhe të statusit të tyre te Juventus. Pak muaj më parë as që mund të mendohej, por tani “Zonja e Vjetër” ka gati kontratat e rinovimit për dy sulmuesit argjentinas të rilindur në drejtimin e Maurizio Sarri. Është pikërisht merita e trajnerit që ka rivlerësuar si Higuain ashtu edhe Dybala.

Gonzalo Higuain Pa

I pari u kthye te Juventus pas huazimit te Chelsea, ndërsa menjëherë drejtuesit e klubit bardhezi menduan ta sistemojnë te Roma. Por, Higuain refuzoi të largohej dhe tani revanshi i tij është i plotësuar. I njëti diskutim edhe për Paulo Dybala.

Skysports Paulo Dybala Juventus 4734953

Gjatë merkatos së verës, te Juventusi bënë gjithçka për të larguar sulmuesin, madje e futën edhe në tratativa, si shkëmbim për të sjellë në Torino, Romelu Lukaku. Ky opsion nuk u pranua nga futbollisti, që gjithashti refuzoi një ofertë të rëndësishme nga Tottenham. Kështu, si në rastin e Higuain edhe Dybala ka marrë një revansh personal ndaj të gjithë atyre që nuk i besuan. Në pritje që rinovimi të bëhet zyrtar, dy sulmuesit do të zbresin në fushë nga minuta e parë në krah të Cristiano Ronaldo në ndeshjen e së shtunës kundër Bologna.
(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan