Revolucion në Bernabeu, gjithçka varet nga Ronaldo

Real Madridi po përgatitet për një revolucion në skuadër gjatë merkatos së verës. Disa yje të mëdhenj pritet të afrohen dhe disa të tjerë do të bëjnë gati valixhet për t’u nisur. Gjithçka rrotullohet rreth portugezit Cristiano Ronaldo, nëse 5 herë fituesi i “Topit të Artë” qëndron ose largohet. CR7 ka një kontratë në fuqi, por ai është i pakënaqur sepse beson se ai duhet të jetë lojtari më i paguar në botë, por Real Madridi nuk mendon kështu. “Los Blancos” nuk e kanë në plan t’i ofrojnë 40 milionë euro në sezon portugezit, por janë gati t’i përmirësojnë pagën nga 21 mln euro në 30 mln euro. Një opsion që duket se nuk i pëlqen Cristiano-s, i cili nga ana tjetër nuk ka shumë mundësi, sepse ka pak klube, që mund ta paguajnë 40 mln euro aq sa ai kërkon, sugjeron “Mundo Deportivo”.

Megjithatë prania e tij në klub do të përcaktojë, se kush do të afrohet gjatë merkatos së verës. Harry Kane është një opsion i madh dhe ndërsa Ronaldo e dëshiron atë, do të ishte e vështirë për anglezin që të bashkohej me “Los Blancos”, pasi Ronaldo tani po luan më shumë si qendërsulmues. Gjithashtu Mauro Icardi dhe Robert Leëandoëski që janë lidhur me “Galaktikët” nuk do të duan të jenë hija e portugezit. Vetëm nëse pranojnë të jenë zëvendësues të CR7, diçka e komplikuar kjo për ata. Një objektiv i madh është dhe Neymar. PSG nuk është i gatshëm të lejojë largimin e brazilianit, pasi ai është shpenzuar për të, por Reali mund të jetë i gatshëm të ofrojë Gareth Bale ose Karim Benzema në këmbim. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan