‘Revolucioni i biçikletës’ lëkund trajnerin e Bayern

14 Tetor 2018

Bayern Munich nuk e ka filluar sezonin mirë dhe aventura e Niko Kovaç në stolin e kampiopnëve të Gjermanisë nuk ka shkuar sipas planit. Ajo që është më e keqja për trajnerin është se duket sikur klubi mund të jetë duke u përgatitur për ta zëvendësuar atë, me një numër lojtarësh të pakënaqur dhe të lodhur nga metodat e tij të stërvtijes. Sipas gazetës gjermane “Bild”, një nga problemet kryesore është këmbëngulja e trajnerit kroat për lojtarët që të ushtrohen edhe në biçikletë, pasi ai i vendos shumë rëndësi kësaj lloj stërvitje specifike.

Kovac dëshiron që lojtarët të përfundojnë një seancë me 20 minuta çiklizëm, por ata po rezistojnë. Skuadra është gjithashtu e pakënaqur me këmbënguljen e tij për të folur me stafin e tij stërvitor në gjuhën kroate edhe pse e njeh shumë mirë gjermanishten. Drejtuesit e Bayern e shohin këtë pjesë si mosrespekt ndaj klubit. James Rodríguez, Franck Ribéry dhe Javi Martínez kanë dal hapur kundër trajnerit Kovaç. Tani tre ndeshje pa një fitore, Bayern e gjejnë veten në vendin e gjashtë në klasifikimin e Bundesliga dhe katër pikë larg udhëheqësve të hershëm Borussia Dortmund. Ndeshja e ardhshme në kampionat kundër Ëolfsburg dhe ajo në Champions League ndaj AEK-ut të Athinës do të jenë përcaktues për fatet e trajnerit kroat. /EDS/