Rexha e shpjegon gëzimin pas golit të fitores: U nënçmua shumë Superliga, jam i bindur se do të kualifikohet edhe Prishtina

28 Qershor 2019

Kastriot Rexha ka qenë edhe njëherë tjetër hero i Feronikelit.

Sulmuesi llapjan ka shënuar golin e fitores tre minuta para fundit të ndeshjes, duke bërë që Nikli të përmbysë epërsinë e mysafirëve.

Rexha festoi golin në një mënyrë shumë interesant dhe pas ndeshjes tregoi veprimin e tij.

“Ka pasur shumë kritika këto ditë se futbollistët e futbollit kosovar nuk e meritojnë Përfaqësuesen e Kosovës. Ne nuk po e kërkojmë Përfaqësuesen e Kosovës, nuk jemi ankuar që nuk na kanë ftuar”, deklaroi Rexha për RTK.

“Na kanë kritikuar që nuk kemi luajtur bukur, por këto ndeshje duhet të luhen për t’u fituar”, u shpreh sulmuesi shtatlartë.

Krejt në fund Rexha ka thënë se është i bindur se edhe ish-skuadra e tij Prishtina do të kaloj tutje.
“Është nënçmuar shumë Superliga këto ditë dhe kjo i bën shumë keq futbollit tonë”.

Lexo po ashtu: Fitore me rikthim dhe me zemër nga Nikli, kampioni i Kosovës do të luajë në raundin e parë të LK

“Edhe Prishtina ka bërë lojë të mirë dhe jam i bindur që do të kualifikohet”, përfundoi Rexha.

Në raundin tjetër, Feronikeli do të përballet me kampionin e Uellsit The New Saints. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan