Rexhinaldo: Nuk kam mbaruar me golat, Kamza e fortë por…

Deri më tani Rexhinaldo ka treguar se Kukësi ka bërë mirë që ka investuar për ta marrë atë. Ai është sulmuesi më i mirë i momentit në Kategorinë Superiore dhe një garanci për të ardhmen. Skuadrën verilindore e presin sfida të vështira dhe Rexhinaldo, me ndihmën e shokëve është gati që të luftojë për t’i fituar ato.

“Kur shënon fiton besim, por më kryesorja është që të realizosh dhe skuadra të fitojë. Kjo gjë ka ndodhur dhe jam i lumtur. Kemi luajtur shumë mirë në 2 ndeshjet e fundit dhe paraqitja pozitive e skuadrës me ka favorizuar në konkretizimin e rasteve, megjithatë edhe nëse nuk arrij të gjej rrjetën, dua ta ndihmoj sa më shumë ekipin në arritjen e objektivit.”, tha sulmuesi nga Mozambiku për “Superspot”.

Kukësi do të përballet me Kamzën të dielën dhe 28 vjeçari flet për këtë përballje.

“Kemi punuar shumë gjatë javës për ta përgatitur këtë ndeshje, duhet që të zbresim me mendësinë e duhur dhe ta fitojmë takimin. Kemi respekt jo vetëm për Kamzën, por për të gjitha skuadrat, por ne jemi Kukësi dhe synimi ynë janë vetëm 3 pikët.”

Lojtari tregon edhe objektivin personal që ka në këtë sezon.

“Dua që këtë sezon të shënoj më shumë gola. Objektivi im personal është të realizoj sa më shumë dhe dua që në fund të kampionatit të shpallen golashënuesi më i mirë. Jam i vetëdijshëm që i kam cilësitë për ta bërë diçka të tillë, kam besim ne vetvete, kam gjithashtu besim tek shokët e skuadrës. Nëse luajmë si duhet, do të kem mundësinë të shënoj gola. Po ashtu besoj shumë që këtë sezon i kemi të gjitha shanset për të fituar titullin. Kukësi është një ekip i madh.”, përfundoi bomberi i verilindorëve. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan