Rezultatet e dobëta, Irlanda largon stafin teknik

Martin O’Neill dhe Roy Keane nuk do të jenë më në stolin e kombëtares së Republikës së Irlandës, për shkak të rezultateve negative të kombëtares në Ligën e Kombeve. Federata Irlandeze e Futbollit vendosi që t’i largojë ata nga detyra pas paraqitjes së dobët të ekipit dhe mungesës së golave, realizueshmëria më e dobët e ekipit që nga vitit 1996.

Irlanda përfundoi e fundit në grup, pas Danimarkës dhe Uellsit me vetëm 2 pikë në katër takime. Fansat nuk duruan dot më pas barazimit pa gola ndaj Danimarkës të hënën dhe i kërkuan trajnerit që të ikte.

Skuadra e drejtuar nga O’Neill mori vetëm një fitore në këtë vit dhe ishte në miqësoren e luajtur në shtëpi ndaj SHBA-së me rezultatin 2-1. Ata humbën miqësoret ndaj Turqisë dhe Francës, ndërkohë që humbja 4-1 ndaj Uellsit, nuk u prit fare mirë. Të enjten Irlanda barazoi me Irlandën e Veriut sërish pa gola, duke treguar se forma e dobët e ekipit vazhdon. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan