Ribery mendon të rikthehet te Bayerni si trajner

16 Qershor 2019

Franck Ribery ka bërë të ditur se planifikon që të rikthehet në një të ardhme te Bayern Munichu, por në rolin e trajnerit.

Anësori francez u largua nga klubi gjerman pas 12 vitesh qëndrimi në Allianz Arena, por ai beson se mund të rikthehet në klub në cilësinë e trajnerit.

“Unë gjithmonë kam një mentalitet fitues dhe dua ta transmetoj këtë gjë. E kam atë ndjenjën e lojtarit se si është të fitosh, por dua ta kem edhe ndjenjë se si është të fitosh si trajner”, ka thënë fillimisht Ribery në një intervistë për L’Equipe.

Franck Ribery (Foto: Getty Images/Guliver)

“Një ditë do të bëhem trajner. Gjithmonë kam punuar shumë dhe kam treguar profesionalizëm në çdo aspekt, andaj mendoj që kjo gjë do të më ndihmojë të jem i suksesshëm si trajner”.

Lexo po ashtu: Nga Godin te Mata e Balotelli – tetë lojtarët më të mirë që do të jenë të lirë në verë

“E dija se ky do të jetë sezoni im i fundit me Bayernin, por asnjëherë nuk i kam marrë gjërat me lehtësi. Kur është dashur ta shkundë zhveshtoren në momente kyçe, e kam bërë. Kam qëndruar si lider deri në fund”, ka shtuar më tej francezi.

Ribery u bë njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të bavarezëve, gjersa e kishte kompletuar transferimin e tij në vitin 2007 nga Marseille për 26 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com