Riberyn mund ta shohim duke luajtur në Serie A

11 Gusht 2019

Franck Ribery në sezonin e ri mund ta shohim duke luajtur në Serie A.

Sulmuesi francez në sezonin e kaluar nga Bayern Munich si lojtar i lirë, pas 12 vitesh qëndrimi në Allianz Arena.

Por, lojtari 36-vjeçar nuk dëshiron të pensionohet nga futbolli dhe sipas Gianluca Di Marzios, destinacioni i tij i radhës pritet të jetë liga Italiane.

Franck Ribery (Foto: Getty Images/Guliver)

Ribery ka zgjuar interesimin e disa skuadrave evropiane, mirëpo Fiorentina thuhet se është e interesuar ta transferojë francezin me parametra zero.

Lexo po ashtu: Këta janë 12 yjet që janë të lirë dhe në pritje të një kontrate të re

Sipas gazetarit italian, Viola tashmë ka bërë një ofertë në drejtim të sulmuesit veteran, derisa raportohet se ka refuzuar disa klube.

Ribery te Bavarezët kishte bërë 400 paraqitje, derisa i dha fund aventurës në sezonin e kaluar, gjersa Fiorentina shpreson ta bind atë që të transferohet në këtë afat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com