Ricciardo kërkon të ketë shok skuadre Hamiltonin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Shkurt 2018 22:02
Kontrata i skadon në fund të këtij viti

Daniel Ricciardo dëshiron Lewis Hamilton si shok skuadre. Të kesh një shok skuadre të fortë, sipas tij, e ndihmon për ëndrrën që të fitojë botërorin. Kontrata me Red Bull skadon në fund të vitit 2018 dhe Ricciardo ka shprehur dëshirën për të vlerësuar tratativat e para për rinovimin.

Ricciardo ka hyrë në Formula 1 me programin e Red Bull Junior dhe pas pak do të nisë sezonin e tij të pestë me skuderinë e Milton Keynes, por është dëshira që ai të gjejë një skuderi me të cilën të fitojë titullin e kampionit të botës.

Ricciardo ka folur për të ardhmen e tij: “Do të më pëlqente që të kisha një shok skuadre si Lewis dhe të provoja ta mundja. Probabilisht mund të flas budallallëqe por është ëndrra ime që të kem një shok shumë të shpejtë. Për dy motive: të jap përherë maksimumin dhe reagimet që do të dalin të jenë përherë të vërteta”.

Kontrata aktuale në Formula 1 e Hamilton skadon në fund të vitit 2018, por presidenti i Mercedes Toto Wolff ka thënë se për rinovimin është vetëm çështje e kohës. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike