Rikthim në të shkuarën, Anglia befason me fanellat e Botërorit

Anglia ka prezantuar fanellat që do të veshin të besuarit e Gareth Southgate në Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në Rusi gjatë këtij viti.

Fanella e parë si zakonisht do të jetë e bardhë, me emblemë blu dhe logon e Nike. Kurse fanella e dytë do të jetë e kuqe. Pantallonat dhe çorapet janë rikthyer te ngjyra blu e errët dhe e bardhë ndërsa fanellat e dyta në të bardhë dhe të kuqe.

Është e pashmangshme që të mos mendohet, se fanellat e reja ngjajnë me ato të veshura në Kupën e Botës ’66, që Anglia e organizoi dhe e fitoi duke përdorur uniformën e kuqe, në finalen historike kundër Gjermanisë Perëndimore, të fituar me rezultatin 4-2.

“Qëllimi ynë – shpjegoi Pete Hoppins, Drejtor i Dizajnit të Nike Football Apparel – ishte krijimi i një produkti që edhe pa emblemën e Anglisë, mund të identifikohej menjëherë si një koleksion i Anglisë”.

Uniformën e re, Anglia do të veshë për herë të parë gjatë miqësores kundër Italisë në Wembley më 27 mars. Anglia ndodhet në grupin G së bashku me Tunizinë, Panamanë dhe Belgjikën, dhe do të debutojë më 18 qershor kundër afrikanëve. /EDS/