Rikthim te fitorja, Spalletti: Inter-i duhet të rritet

Inter-i rikthehet pas mundjes nga Atalanta dhe trajneri zikaltër Luciano Spalletti nuk mund që të mos jetë i lumtur pas fitores 3-0 kundër Frosinone-s. “Duhet që të harromë ndeshjen e fundit, kemi reaguar në lojë sepse kemi dhuruar futboll të bukur me qetësinë e duhur” – janë këto fjalët e trajnerit pas ndeshjes.

“Kemi bërë ndeshjen që duhet të bënim, duhet që ta falim ndeshjen e Bergamos, sepse kemi fituar një ndeshje të rëndësishme”. Një rritej që, për Spalletti-n, duhet të vijojë. “Duhet që të rritemi më shumë, të bëhemi një ekip i rëndësishëm që të kthehemi në emrin e skuadrave më të mëdha që luajnë në Champions, pa ato ‘black-out’ që na ndodhën”, vijoi ai më tej.

“Duhet që të maturohemi, por gjëja më e rëndësishme është që e kishim kokën e shëndetshme”. Protagonistë absolutë ishin Keita dhe Lautaro Martinez, të cilët arritën që të shënonin tre golat e zikaltërve. “Keita ka numër dhe personalitet, e rëndësishme është që ai ka mbetur në lojë, në kushtet për t’i dhënë një shtysë skuadrës. Për Lautaro-n më ka pëlqyer karakteri dhe lufta që bën”, përfundoi Spalletti. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan