Rikthimi i Messit me një prej golave më të bukur nga gjuajtja e lirë

07 Tetor 2019

Problemet e me lëndime e kishin lënë Lionel Messin jashtë fushe në fillim të sezonit 2019/2020 për Barcelonën.

Superylli argjentinas është  duke u kthyer dalëngadalë në formë, teksa po e lë pas lëndimin dhe ka arritur të rikuperohet.

32-vjeçari luajti nga minuta e parë në derbin e fundjavës ndaj Sevillas, të cilën Blaugranët e fituan me rezultat 4-0.

(Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Ai e shënoi golin e katërt në minutën e 78-të që ishte goli i parë sezonal në La Liga dhe njëherësh një prej golave më të bukur nga gjuajtja e lirë.

Luis Suarez (27′), Arturo Vidal (32′) dhe Ousmane Dembele (35′) ishin golashënuesit tjerë të katalunasve. /Telegrafi/

📽 — Messi's goal against Sevilla from the stands. Genius.pic.twitter.com/VflCBmV8p2

— Barca Universal (@BarcaUniversal) October 6, 2019

www.telegrafi.com