Rikthimi i Neymarit në majë – shënon më shumë se sa që shënonte te Barcelona dhe Santosi, ndërsa ka statistika fenomenale me PSG-në

28 Janar 2020

Neymar është duke shijuar përsëri futboll me Paris Saint-Germainin, pas një lumë kritikash dhe lëndimesh që e kishin karakterizuar karrierën e tij në kryeqytetin francez.

Që nga lëvizja e tij në Parc des Princes në vitin 2017, Neymar ka kontribuar në 101 gola për klubin e tij (66 gola dhe 35 asistime) në 75 ndeshje.

Ai ka një raport prej 0.88 gola dhe 0.46 asistime për ndeshje me fanellën e PSG-së. Te Barcelona, ai shënoi 0,56 gola dhe asistonte me 0.4 për qind për një ndeshje. Statistikat janë më të mira edhe se te Santosi.

Paraqitjet, golat, asistimet dhe përqindja tek tri klubet

“Unë jam në periudhën time më të mirë të formës”.

“Jam i lumtur që shënoj dhe ndihmoj ekipin. Unë jam 100 për qind i përqendruar në PSG”, ishte deklarata e tij në ndeshjen e fundit.

Deri më tani këtë sezon, braziliani ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje, me 56 për qind të goditjeve të tij që shkuan në rrjetë.

Statistikat e tij këtë sezon te PSG

Ndër më të mirët në kampionat

Vetëm Wissam Ben Yedder (14) ka më shumë gola sesa Neymar dhe Kylian Mbappe (të dy nga 13) në Ligue 1 këtë sezon.

Në fakt, Neymar ka shënuar në secilën nga shtatë ndeshjet e tij të fundit në ligë.

Ndeshjet, golat, asistimet  dhe përqindja vetëm në kampionatet përkatëse

Ai arriti të shënojë me Barcelonën vetëm bë katër ndeshje radhazi.

Nëse ai arrin të shënojë në tetë ndeshje me radhë, do të barazojë rekordin e klubit që aktualisht ndahet midis Carlos Bianchi (1978/79) dhe Mbappe (2019/20). /Telegrafi/

www.telegrafi.com