Rilind Hetemi realizoi gol për të rinjtë e Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve

12 Dhjetor 2018

Bundesliga gjermane gjithnjë e më shumë po ‘pushtohet’ nga futbollistët shqiptarë.

Deri më tani është raportuar se pesë lojtarë me prejardhje nga Kosova po paraqiten në kampionatin gjerman.

Milot Rashica, Leon Dajaku, Meritan Shabani, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija luajnë për skuadrat e ligës elitare gjermane.

Por, shumë shpejt mund t’iu bashkohet edhe një emër i ri, Rilind Hetemi, i cili tashmë po luan për grupmoshat e reja të Borussia Dortmundit.

Ai u inkuadrua në takimin e ndeshjes së djeshme në minutën e 77-të dhe arriti ta fus veten në listën e realizatorëve të golashënuesve.

Madje, lojtari shënoi golin e barazimit të ‘miliionerëve’ në barazimin kundër Monacos me rezultat 1:1.

Ndryshe, ai është vetëm 16 vjeçar, i lindur në Wuppertal të Gjermanisë dhe luan si mesfushor qendror. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan