Rinovoi dy vite me Luftëtarin, tani e duan në Maqedoni

09 Korrik 2018

Luftëtari po përgatitet për ndeshjen e parë të turit të parë të Europa League, të cilën do ta luajë kundër Ventspils në Lituani më 12 korrik. Gjirokastritët po ecin me shpresën për t’u kualifikuar në raundin e dytë të këtij kompeticioni, ndërkohë që ende iu duhet që të mendojnë për merkaton.

Në hyrje ata i kanë bërë afrimet, gjithashtu edhe në dalje, megjithatë, oferta për lojtarë të ndryshëm vijnë ditë pas ditë në dyert e klubit bluzi. Së fundmi më i kërkuari prej tyre është mesfushori i qendrës, Eduard Rroca. Librazhdasi mësohet se ka oferta nga kampionët e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës, ndërkohë që në dyert e klubit gjirokastrit presin që oferta zyrtare të mbërrijë në zyrat e tyre.

Rroca rinovoi para pak javësh edhe për dy vite të tjera me Luftëtarin, skuadër që luan prej tre sezonesh, duke u konfirmuar si pjesë e grupit edhe për të ardhmen nën drejtimin e trajnerit Milos Kostiç.

Por, për Rrocën u përfol se kishte oferta dhe nga PAS Janina gjatë muajve të shkuar, por asgjë nuk shkoi më thellë se kuadri i thashethemeve. Tashmë jemi sërish në periudhë merkatoje dhe çdo gjë mund të ndodhë, por së pari duhet të shihet performanca e fantazistit në Europa League që të vendoset për të ardhmen e tij.

Nga klubi gjirokastrit bëjnë me dije se lojtari për shkakun se është nën kontratë nuk mund të shitet më pak se 100 mijë euro, kështu që Shkëndija e Tetovës duhet të mendohet mirë përpara se të nisë ofertën drejt zyrave të Luftëtarit. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan