Risi në peshëngritje, do të aplikohen elemente të rinj

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Shtator 2018 18:46
Nesër fillon kampionati i shtangës

Ditën e premte më datë 14 shtator, do të zhvillohet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes për të rritur. Në aktivitetin më të rëndësishëm të vitit do të marrin pjesë 66 sportistë meshkuj dhe 28 femra, të shpërndar në 16 ekipe. Procedura do të jetë e njëjtë si në aktivitetet evropiane ku deklarimet e sportistëve janë bërë një javë më parë. Me fjalë të tjera kjo do të thotë një revolucion për peshëngritjen shqiptare.

Ky kampionat mendohet të ketë shumë konkurrencë, pasi fituesit e këtij turneu do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në nëntor në Turkmenistan. Në këtë event do të ketë edhe teste antidoping për të gjithë pjesëmarrësit që do të garojnë me qëllim luftimin e këtij fenomeni që ka qenë prezent në sportin shqiptar. Një risi tjetër, do të jetë edhe kronometri i garës, i cili do t’i jap aktivitetit ritmin e duhur. Gjithashtu në këtë kampionat do të marrin pjesë edhe sportistë grek, të cilët do të garojnë në disa kategori, por nuk do të kenë të drejt të fitojnë medalje zyrtare , por vetem morale.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica u shpreh se kampionat vjen me risi: “Kampionati Kombëtar do të ketë risi lidhur me organizimin. Gjithashtu kemi arritur një marrëveshje me Greqinë, që ata të marrin pjesë në aktivitetet tona dhe ne të marrim pjesë në aktivitetet e tyre”. Eventi do të fillojë në mëngjes dhe do të përfundojë në orët e vona të mbrëmjes dhe do të aplikojë sitstemin e ri të kategorive të ardhur nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Peshëngritësit si Briken Calja, Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli do t’i shtojnë bukurinë këtij aktiviteti. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike