Risia e Di Biagio-s, Italia pa Buffon-in, Barzagli-n dhe De Rossi-n

Federata Italiane e Futbollit, ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e “Axurrëve” deri në qershor të këtij viti. Pas tre muajsh pritjeje, drejtuesit kanë zgjedhur që t’ja besojnë Kombëtaren ish-yllit të Lazio-s, Roma-s dhe Inter-it, Gigi Di Biagio.

“Sportmediaset” në një artikull të analizuar na sjell 11-ën e lojtarëve që do të jenë e ardhmja e Italisë nën udhëheqjen e 46-vjeçarit.

Revolucioni do të nisë që nga porta, ku vendin e Buffon do ta zërë Donnarumma, duke vijuar me zëvendësimin e Barzagli-t, De Rossi-t dhe Chielini-t.

Gigi di Biagio do të paraqitet me formacionin e tij të ri 4-2-3-1, ku në portë do të jetë ylli i Milan, Donnarumma, në mbrojtje, Caldara, Romagnoli, Rugani dhe Conti, dy të fundit nëse rikuperohen plotësisht nga dëmtimi atëherë kanë të ardhmen para për t’u integruar me dobishmërinë e Florenzit dhe karizmën e Bonucci-t. Pak më e komplikuar është gjendja në mesfushë, pasi aty kërkohet më shumë siguri. Verrati pritet të marrë edhe një shans për t’u bërë pjesë e 11-ës. Për këtë është me rëndësi është edhe progresi i lojtarëve si Pellegrini, Gagliardini dhe Cristante. Ashtu si Barella, i cili duhet të rritet dhe Jorgihno që në fakt në kombëtare është një i panjohur.

Në sulm mbetet Immobile, i cili po kalon një moment fantastik në fakt me Lazio-n, por vetëm ai nuk mjafton. Është edhe Belotti, që ndryshe nga Immobile nuk është në formën e tij më të mirë. Ndërsa Insigne dhe El Shaarawy që duhet të rikthehen në formën e tyre të mëparshme.

Mungon një golashënues si në kohët e mëparshme. Tani Italia do të hedhë sytë te talentet premtues si Kean dhe Pellegri, ashtu sikur Cutrone konfirmohet në nivele të larta. Kombëtarja “Axurre” duhet të mbështetet te lojtarët e krahut në vend të “bomberave” të zonës si, 20-vjeçari i Fiorentina-s, Federico Chiesa dhe 23-vjeçari i Juve-s, Federico Bernardeschi.

Në dy miqësoret e muajit mars, më 23 dhe 27 Italia pritet të zbresë në fushë me formacionin 4-2-3-1 përballë Argjentinës dhe Anglisë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan