Rival i fortë për De Biazin, Skolari pëlqehet nga Australia

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Dhjetor 2017 18:24
Rival i fortë për De Biazin, Skolari pëlqehet nga Australia

Luiz Felipe Scolari mund të drejtojë një tjetër kombëtare. Ish-kampioni I Botës në vitin 2002 me Brazilin në “Korenë e Jugut&Japoni” e ka konfirmuar një alternativë të tillë në një intervistë për median botërore “Reuters”.

Skolari u largua pas më shumë se dy vitesh nga drejtimi I ekipit kinez Guangzhou Evergrande. Braziliani bëri me dije se zyrtarët e “Socceroos” i kanë kërkuar të drejtojë kombëtaren gjatë fazës 1-mujore që do të mbahet Botërori “Rusi 2018”.

Por “Felipao” këmbënguli se nuk synon të drejtojë një skuadër kombëtare për një muaj, por kërkon të flasë në terma afatgjatë.

“Unë nuk si qëllim drejtimin e kombëtares në Kampionatin Botëror, por synoj të drejtoj një ekip për një periudhë  një ose dy vjeçare me një projekt të organizuar “, shprehet ish-trajneri i Portugalisë në vitet 2003-2008.

Kombëtarja e kangurëve ka mbetur pa “timonier” me largimin e trajnerit Ande Postecoglou pas kualifikimit në ndeshjen “play-off” kundër Hondurasit.

Skolari mori drejtimin e Kombëtares së Brazilit për herë të dytë në vitin 2012 me misionin për të triumfuar në shtëpi në “Brazil 2014”, por trauma e gjysmëfinales kundër  Gjermanisë nuk është larguar ende. Vetë ai  e konsideron “Mineirazo” si “ditën më të keqe të tij”.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike