Rivaldo: Bale ka ende për të treguar, te Newcastle do të ishte përsëri yll i madh

22 Maj 2020

Legjenda e Brazilit, Rivaldo i ka bërë thirrje yllit të Real Madridit, Gareth Bale, të bashkohet me Newcastle United.

Real Madrid e ka vendosur në shitje reprezentuesin e Uellsit këtë verë dhe një largim i tij nga Santiago Bernabeu duket i pashmangshëm.

Dhe Rivaldo mendon se Bale mund të mbetet edhe më tutje një supersyll në Evropë nëse zgjedh të transferohet te Newcastle.

Lexo po ashtu: Perez dhe Zidane planifikojnë ‘operacionin fshesa’, 11 lojtarë në listën e largimeve

“Ende mendoj se Gareth Bale ka diçka për të treguar në futbollin evropian në moshën 30-vjeçare, para se të transferohet në MLS”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

“Besoj se karriera e tij në Real Madrid po merr fund. Klubi nuk beson se Bale mund të jetë një lojtar vendimtar pas disa problemeve të brendshme në vitet e fundit”.

Lexo po ashtu: Real Madridi duhet të shesë emra të mëdhenj përpara se të blejë

“Në Newcastle, ai do të ishte ylli më i madh i ekipit dhe mund të drejtonte një skuadër të rinovuar në një sezon të mirë të Ligës Premier”.

“Ai mund të rimarrë statusin e tij të superyllit në klub dhe të vazhdojë të fitojë një shumë të madhe parash”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com