Rivaldo ia thotë troç: Neymar, te PSG nuk do të fitosh asgjë

Legjenda e Brazilit, Rivaldo, këshillon bashëkombasin e tij Neymar që të largohet nga Paris SG nëse dëshiron të fitojë ndonjë trofe të rëndësishëm si ai i Champions League. Neymar është në qendër të spekulimeve së fundmi për një rikthim në La Liga te Real Madrid, pasi ka luajtur më parë për Barcelona-n. Gjithashtu edhe Manchester United është tunduar nga mundësia për t’I bërë një ofertë brazilianit.

Trajneri i Real-it Zinedine Zidane ka shprehur mendimin e tij lidhur me këtë çështje së fundmi duke thënë se Neymar do të përshtatej shumë mirë me Cristiano Ronaldo-n, por e sigurt është që cilido klub që e kërkon, duhet të derdhë mbi 250 milionë Euro për të marrë brazilianin nga Parisi. Për më tepër presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi, është shprehur i bindur që braziliani nuk do të largohet këtë verë.

Por Rivaldo beson se 26-vjeçari është në kulmin e karrierës së tij dhe duhet të largohet nga kryeqyteti francez për të fituar më shumë trofe. “Nëse nuk largohet nga PSG ai nuk do të fitojë kurrë diçka të rëndësishme”, tha 46-vjeçari për “Gazzetta dello Sport”. “Sidomos trofeun e Champions League, që është edhe kompeticioni më i rëndësishëm. Kampionati francez është në një nivel më të ulët se sa ai spanjoll apo anglez dhe po luan në një klub pa histori”.

Debutimi i Neymar në Francë ishte me luhatje. Ai e nisi sezonin duke u përplasur me trajnerin Unai Emery por edhe me shokun e repartit Edinson Cavani për një penallti. Gjithashtu nuk arriti të ndihmonte skuadrën të avanconte në Europë, edhe pse fitoi kampionatin.

Por pavarësisht asaj që ka arritur në nivel klubesh, Rivaldo beson se Neymar mund të bëjë diferencën për Brazilin në Kupën e Botës që fillon pas një muaji në Rusi. “Për mua Seleçao është skuadra favorite për të fituar”, tha Rivaldo, i cili ka qenë pjesë vendimtare e pesë herë kampionëve të botës në triumfin e vitit 2002. “E kemi ende ndjenën e zhgënjimit nga viti 2014 kur nuk arritëm të fitonim në shtëpinë tonë. Kjo mund të shërbejë si shtysë e madhe për Neymar dhe të tjerët. Ai dhe Gabriel Jesus mund të jenë yjet e Botërorit që mund të çojnë Brazilin drejt lavdisë”./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan