Rivaldo: Neymar duhet të kthehet te Barcelona ose të transferohet te Reali

19 Prill 2019

Lojtari legjendar i Barcelonës, Rivaldo beson se Neymar Jr. bëri një gabim kur u largua nga klubi katalunas në vitin 2017 dhe u transferua në Paris Saint-Germain.

Ish-futbollisti më i mirë i botës i këshilloi brazilianin që të kthehet në Spanjë, përkatësisht në Barcelonë ose në radhët e Real Madridit.

“Neymar gaboi që e ka lënë Barcelonën, ai duhet të kuptojë këtë. Do të doja të kthehet, nëse jo në Camp Nou, le të shkon te Real Madridi – për të mirën e futbollit spanjoll”, tha Rivaldo, raportojnë mediat spanjolle.

Neymar te klubi parisien kaloi për një shumë rekord prej 222 milionë eurove dhe pritet të fitoj titullin e dytë në ligën elitare franceze, por mbeti ëndrra e Ligës së Kampionëve.

Theksojmë se ish-reprezentuesi brazilian foli edhe për gjendjen e fundit te klubi katalunas të Philippe Coutinhos.

Lexo po ashtu: Rivaldo: Coutinho nuk duhet ta braktis si dështak Barcelonën

Ndryshe, Neymar tashmë është duke u rimarrë veten pas një lëndimi të pësuar muaj më parë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com