Rivalët e Arsenal do të tentojnë përsëri për Ramsey

16 Tetor 2018

Aaron Ramsey është i hapur për të nënshkruar me rivalët e Arsenal në merkaton e janarit. Mesfushori 27-vjeçar ndihet i pakënaqur në “Emirates Stadium” dhe është i vendosur për të nisur një aventure të re me tjetër ekip.

Siç shkruan ESPN, lojtari ka insistuar se nuk do të largohet nga ‘Topçinjtë’ në janar, por do të respektojë kontratën deri në fund të sezonit. Drejtuesit e klubit i kanë ofruar atij një marrëveshje të re po uellsiani ende është i pavendosur. Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë “Old Trafford”.

“Djajtë e kuq” tentuan që të blinin kartonin e lojtarit në vitin 2008-të kur ai u largua nga Cardiff dhe nënshkroi me Arsenal. Madje, vetë klubi i Manchester pati njoftuar në faqen e tyre zyrtare se kishte arritur akordin për transferimin e 17-vjeçarit para se ai të përfundonte në “Emirates Stadium”.

Për 27-vjeçarin interes ka shfaqur edhe gjiganti italian i Serie A, Juventus. Ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka këmbëngulur se lojtari e ka në dorë të ardhmen e tij. Vetëm ai do të zgjedhë se cila është më e mira për të.

“Unë nuk e di se çfarë po ndodh te Arsenal. Sigurisht, Aaron Ramsey është në një pozitë të fortë tani dhe ai do ta përdorë këtë. Por, nuk e di nëse Arsenal do të jetë në gjendje t’i ofrojë atij një kontratë të madhe. Shikoni, ka ndodhur më parë dhe mund të përsëritet. Këto gjëra më parë ishin përgjegjësia ime, por tani jo më. Jam i lumtur për këtë”- tha ish-tekniku i “Topçinjve”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan