Rivalitet në Allianz Arena, Heynckes zgjedh më punëtorët kundër Realit

Me skemën 4-1-4-1 ka vendosur që të luajë në mbrëmjen e sotme Jupp Heyncekes kundës Real Madridit dhe formacionit të Zinedine Zidane, i cili nga ana tjetër ka vendosur që të jetë më sulmues duke nxjerrë qartësisht një 4-3-3 të thatë në fushën e lojës.

Heynckes në mbrëmjen e sotme do të sfidojë tre mungesa të rëndësishme, Alaba, Vidal dhe Thiago, ndërkohë që francezi i madrilenëve ka pasur shumë alternativa dhe zgjedhjet duket se janë të goditura për një ndeshje si kjo.

Nëse Bayern-i erdhi në gjysmëfinale me forca të qarta dhe rezultate që nuk ia ndërlikuan asnjëherë kualifikimin, Reali vuajti kundër Juventusit në “Bernabeu”. E paharrueshme ajo mbrëmje ku “Zonja e Vjetër” pati në dorë kualifikimin, por një penallti vendosi sfidën në fund.

Sot, çdo gjë do të jetë ndryshe, është një tjetër ditë. Heynckes ka vendosur në fushë lojtarët më punëtorë dhe padyshim që forca e gjermanëve asnjëherë nuk ka shteruar ndaj skuadrave të mëdhaja, madje, po të kujtojmë përballje të tjera mes këtyre dy ekipeve, çdo gjë mund të sjellë dhe një balotazh. /EDS/

Formacionet zyrtare të ndeshjes:

Bayern Munich – Real Madrid 20:45

Bayern Munich: Ulreich, Hummels, Ribéry, Javi Martínez, Lewandowski, Robben, James Rodríguez, Rafinha, Boateng, Müller, Kimmich. Trajner: Jupp Heynckes

Real Madrid: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Ronaldo, Kroos, Modrić, Marcelo, Casemiro, Lucas Vázquez, Isco. Trajner: Zinedine Zidane

Gjyqtarë: B.Kuipers, S. Van Roekel, E. Zeinstra (Holandë)

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan