Robben: Nuk do të shkoj në Kinë, pres oferta serioze

11 Dhjetor 2018

Arjen Robben ka folur për vendimin e tij për t’u larguar nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, ndërsa ka zbuluar se nuk do të shkojë në Kinë aspo në vendet arabe.

Ai thotë se e ka menduar mirë largimin dhe ndjehet mirë që vendimi është marrë bashkë me krerët e klubit.

“Jam menduar gjatë por mendoj se në fund kam bërë zgjedhjen e duhur, duhet të mendoj për të ardhmen time, megjithatë më bën të ndihem mirë fakti që ishte një vendim i përbashkët mes meje dhe drejtuesve të klubit”.

Robben ka thënë se më para largohet nga futbolli se sa që mendon të shkojë në kampionati kinez.

“Ndeshja ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve, tregoi që mund të luaj ende në nivelet më të larta”.

“Do të shqyrtoj ofertat që do të më vijnë, nëse ato nuk do të vijnë atëherë do të mbyll karrierën”.

“Kam tre fëmijë dhe dua që ata të jenë të lumtur, kështu që nuk do të shkoj as në Kinë dhe as në shkretëtirë”, ka thënë holandezi Arjen Robben. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan