Roberto Martinez surprizohet për Spanjën, e shikon Brazilin si favorit

Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez mendon se Brazili është favorit në çerekfinale me ekipin e tij dhe që belgët të festojnë suksesin, duhet që të mos bëjnë asnjë gabim gjatë ndeshjes.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë mënyrën se si luajmë. Ne jemi një ekip sulmues. Si ne, ashtu edhe Brazili jemi ndërtuar për të shënuar gola dhe për të luftuar për fitore. Verdhejeshilët do të duan të kontrollojnë topin. Brazili është një nga skuadrat favorite për ta fituar Kupën e Botës dhe kjo na vë në një fazë dhe një rol shumë të ndryshëm. “Formacioni fillestar brazilian ka një bilanc fantastik. Ata mund të luajnë me tre, ose katër sulmues. Nëse mentaliteti ynë është si ai ndaj Japonisë, kemi shumë mundësi. Vetë unë e kam në mend mënyrën se si duhet të luajturit ndaj Brazilit. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim. Nëse i jep Brazilit mundësi, lojtarët e tyre do të përfitojnë”, deklaroi tekniku i ekipit belg.

Ai gjithashtu tha se ishte befasuar kur dëgjoi se ishte një ndër kandidatët për t’u ulur në stolin e Spanjës. “Nuk e prisja këtë gjë. Unë nuk jam shumë popullor në Spanjë dhe fakti që kanë interes më befason shumë”, përfundoi tekniku i “Djajve të kuq”.Kombëtaret përballen nesër në orën 20:00.  /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.