Rodri do të largohet nga Atletico këtë verë

12 Qershor 2019

Rodrigo Hernandez ‘Rodri’ ka vendosur të largohet nga Atletico Madridi gjatë këtij afati kalimtar veror.

AS raporton se Manchester City është i gatshëm ta paguajë klauzolën e lojtarit, mirëpo klubi spanjoll po përpiqet të bëjë maksimumin, në mënyrë që ai të mos largohet.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Rodrigo

Megjithatë, lojtari 28-vjeçar ka vendosur të largohet nga Wanda Metropolitano dhe me shumë mundësi mund të luajë në Ligën Premier.

Kampioni anglez mund ta blejë futbollistin ofensiv në rast e paguan klauzolën e tij në vlerë prej 70 milionë eurosh.

Rodrigo është lidhur edhe me një kalim te Bayern Munichu që nga fundi i sezonit të kaluar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan