Rodrigo është favorit për të nënshkruar me Barcën

21 Janar 2020

Barcelona është në kërkim një sulmuesi për ta mbuluar lëndimin e Luis Suarez, i cili do të mungojë një kohë të gjatë për shkak të lëndimit, ndërsa thuhet se është favorit për të kaluar në Camp Nou.

Duke qenë se katalunasit janë në kërkim të një lojtari që mund të luajë menjëherë, sulmuesi i Valencias llogaritet si opsion i mirë, sepse mund të përshtatet shpejt në stilin e lojës së Quique Setien.

Problem për Blaugranët është fakti se transferimi i tij mund të jetë i shtrenjtë, pasi që Los Che nuk do ta lejojë largimin e tij për më pak se 60 milionë euro.

Rodrigo Moreno (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Meqenëse Barca deri në verë duhet të përfitojë 124 milionë euro nga shitja e lojtarëve për t’i plotësuar kushtet e rregullave financiare, shpenzimi gjatë këtij afati kalimtar do të ishte problem shtesë për klubin spanjoll.

Lexo po ashtu: Barcelona tenton huazimin e Aubameyangut nga Arsenali

Një opsion tjetër është Pierre-Emerick Aubameyang, por Arsenali nuk dëshiron ta shesë, ndërsa e njëjta situatë është edhe me Timo Wernerin e RB Leipzigut. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan