Rodrigo Moreno përforcim i radhës i Atletico Madridit

13 Gusht 2019

Rodrigo Moreno brenda javës do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Atletico Madridit.

Klubi “rojiblanco” raportohet se ka arritur një marrëveshje me Valencian, e cila pritet të arkëtojë rreth 55 milionë euro plus pesë të tjerash varësisht paraqitjeve të lojtarit dhe ekipit madrilen.

Gjithashtu thuhet se edhe sulmuesi spanjoll ka arritur një marrëveshje personale me ekipin e udhëhequr nga Diego Simeone.

Në fakt, lojtari nuk ka stërvitur këtë mëngjes me Valencian sepse këtë pasdite do të udhëton drejt Madridit për të kaluar testet e nevojshme mjekësore.

Atletico thuhet se do ta bëjë pagesën posa ta sheshin brenda disa ditëve Nikola Kalinic si dhe Angel Correan, ku ky i fundit po kërkohet nga Milani.

Ndryshe, Valencia me pronarin singaporian, Peter Lim janë duke përgatitur një projekt të ri të klubit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com