Rodriguez drejt largimit nga Bayern, e duan në Angli

E ardhmja e James Rodriguez në Bayern Munchen nuk është e sigurt. Mesfushori kolumbian nuk ka besimin e trajnerit të ri Niko Kovac, edhe pse vjet ishte një nga lojtarët më produktiv nën drejtimin e ish-trajnerit Jupp Heynckes. Rodriguez nuk shihet si një zgjidhje e parë nga trajneri i ri dhe ai po mendon largimin në merkaton e janarit shkruan “Don Bola”. I njëjti portal në muajin korrik raportoi për një lëvizje të mundshme të kolumbianit ndërsa tani ai ka krijuar një zhurmë të madhe në Spanjë. Në Real Madrid ka shumë tifozë të tij dhe i kanë kërkuar presidentit Florentino Perez që të afrojë 27-vjeçarin në merkaton e janarit. Gjithsesi kalimi në La Liga nuk është opsioni i vetëm për mesfushorin me tipare sulmuese, pasi edhe nga Premier League ka interes.

Arsenali dëshiron të fitojë reputacionin që ka patur në Premier League, i cili u zhduk pas disa vitesh dhe janë të interesuar për të punësuar Rodriguez. “Topçinjtë” shfaqën interes edhe në merkaton e verës, por asnjë operacion nuk u realizua. Tani, situata ka ndryshuar dhe pas ‘problemve’ që James ka me Kovaç, skuadra e Londrës ka në plan të hidhet në sulm në merkaton e janarit. Është ende herët për të bërë parashikime të tilla, por sipas portalit spanjoll kalimi i kolumbianit në Londër mund të finalizohet nëse “Topçinjtë” ofrojnë rreth 50 milionë euro. Një shifër e rëndësishme, por jo e papërballueshme për Arsenalin që në dy vitet e fundit ka shpenzuar shumë për të ndërtuar një skuadër kompetitive. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan