Rodriguez drejt largimit nga Milani, katër skuadra e duan reprezentuesin zviceran

22 Nëntor 2019

Ricardo Rodriguez pritet të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i majtë ka humbur vendin e titullarit nga Theo Hernandez dhe kjo ka bërë që ai të kërkoj largimin.

Mediat italiane kanë raportuar se janë katër që kanë ardhur në zyrat e Milanit për reprezentuesin zviceran.

Schalke 04 dhe Borussia Dortmund e kërkojnë rikthimin e tij në kampionatin gjerman Bundesliga.

Ricardo Rodríguez. (Photo by Lachlan Cunningham/Getty Images)

Ndërkohë interesim kanë shfaqur edhe Evertoni në Angli dhe Monaco në Francë.

Milan është gati ta shes yllin zviceran, mirëpo për ta lënë të lirë kërkon rreth 18 milionë euro.

Gjithsesi Rodriguez po preferon rikthimin në Bundesliga me Schalken që mbetet skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan