Rodriguez flet për Mina-n: Kërcen bukur, por luan më mirë

James Rodriguez ka komentuar nënshkrimin e patriotit të tij, Yerry Mina te Barcelona. Mesfushori i Bayern Munchen, nuk i ka kursyer komentet pozitive për shokun e tij në kombëtare.

“Unë mendoj se ai do t’iu habisë. Do të jetë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë”- ka thënë 26-vjeçari.

Rodriguez vazhdon të jetë i huazuar në radhët e klubit bavarez nga Real Madrid, ku duket se është ambientuar lehtësisht. Në përfundimin të marrëveshjes gjigantët gjermanë kanë të drejtën që të blejnë kartonin e lojtarit nga “Los Blancos”.

Ndër të tjera ai e cilësoi se 23-vjeçari do të ndikojë shumë në lojën e Barçës.

“Yerry ishte një transferim shumë i mirë, më bëhet qejfi për të. Ka talent dhe do të japë shumë te Barcelona. Kërcen shumë bukur, por mbi të gjitha, luan shumë mirë”- tha Rodriguez për blerjen më të re të katalanasve. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan