Rodriguez mesazh të veçantë për Ditën e Femrës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Mars 2018 13:06

James Rodriguez në Ditën Ndërkombëtare të Femrës, ka bërë një postim tejet interesant në profilin e tij në "Twitter". Mesfushori ka postuar një foto me vajzën e tij të vogël, karshi së cilës ka shkruar disa fjalë të çmuara për femrën.

"Gjithmonë kam qenë admirues i femrës. Për forcën dhe vlerën e saj. Jeta më ka dhuruar një gjyshe, mama, motra dhe këtë princeshë të bukur. Gëzuar ditën e femrës, respekt për të gjitha ju"- shkruan lojtari.

James i dha fund lidhjes me volejbollisten kolumbiane, Daniela Ospina në 2017-ën, me të cilën ka edhe vajzën. Fillimisht u përfol që shkak për këtë ndarje ishte bërë një femër, por që më vonë ish-partnerja e tij sqaroi se ka qenë vendim i të dyve dhe arsyeja kryesore ishte largësia. Në postimin e tij nuk ka dashur që të përmende edhe nënën e vogëlushes së tij, pavarësisht se relatat vazhdojnë ti mbajnë pozitive për të mirën e fëmijës. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike