Rodriguez zëvendësimi i Ozilit te Arsenali

25 Maj 2019

Mesut Ozil mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori turko-gjerman nuk ka qenë pikë kyçe në formacionin e Topçinjve këtë edicion.

Trajneri Unai Emery nuk po llogaritë shumë në shërbimet e tij dhe ka kërkuar nga klubi ta nxjerrin në shitje.

Arsenali si duket ka gjetur zëvendësimin e turko-gjermani dhe do të vijë edhe ai nga Real Madridi.

Fjala është për mesfushorin kolumbian James Rodriguez që dy sezonet e fundit ishte i huazuar te Bayern Munich.

Kampionët e Gjermanisë nuk do ta aktivizojnë klauzolën e blerjes dhe James do të rikthehet në Madrid.

Por Arsenali do të tentojë transferimin e tij pasi kanë gati 45 milionë euro që ta bindin Realin të heqë dorë nga James.

Interesim për reprezentuesin kolumbian ka shfaqur edhe kampioni i ri i Italisë, Juventus. /Telegrafi/

www.telegrafi.com