Rokada e çmendur! Kukësi i merr kapitenin, Partizani portierin

Kur duhen edhe gjashtë javë nga fundi i Kategorisë Superiore, klubet janë duke menduar për përforcimet që i duhen për sezonin e ardhshëm, por edhe për ndeshjet e Europës. Një nga taktikat më të mira të përforcimit është që të dobësosh kundërshtarin dhe një gjë të tillë ka vendosur ta bëjë Kukësi. Verilindorët kanë hedhur sytë te Partizani dhe më konkretisht flitet se kanë arritur një parakontratë me Idriz Bathën. Kapiteni nuk ka rinovuar me të kuqtë për shkak se i është ofruar një pagë më e vogël se ajo aktualja dhe një gjë e tillë nuk është pranuar nga ai. Këtë situatë e ka shfrytëzuar Kukësi, që me kërkesën e trajnerit Pacult ka bindur futbollistin të bëhet pjesë e ekipit dhe Batha ka pranuar, pasi verilindorët stërviten në kryeqytet gjatë gjithë javës. Aktualisht asnjë nuk është bërë publike, pasi Batha zyrtarisht do të vazhdojë bisedimet me Partizanin, por shanset që të arrijë marrëveshje janë të pakta, për të mos thënë që nuk ekzistojnë më, pasi lojtari e ka fiksuar të ardhmen e tij, ku Kukësi i plotëson edhe kushtet financiare.

Por, edhe te Partizani nuk kanë qëndruar duarkryq. Enea Koliçi, portieri që nuk është më titullar te Kukësi, pasi i ka zënë vendin Frashërit është një objektiv i merkatos së Partizanit. 32-vjeçari del i lirë në fund të sezonit dhe klubi i kuq është gati t’i firmosë një kontratë edhe pse Alban Hoxha vazhdon të ketë statusin e titullarit te Partizani. Koliçi ka mos marrëveshje me drejtuesit e klubit të tij, pikërisht për shkak të mosrinovimit të kontratës dhe dëshira për largim, ka qenë që sezonin e shkuar. Afrimi i portierit të Kukësi, tregon se Partizani po projekton shitjen e Alban Hoxhës, që është edhe portieri i tretë i Kombëtares. Seria A mund të të jetë destinacioni i ardhshëm i Hoxhës kjo ndikuar edhe nga deklarata e drejtorit sportiv, Pretiti që tha pak kohë më parë se Hoxha mund të luajë pa asnjë problem në elitën e futbollit italian. /EDS/   

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan