Rokadë në Superligë, Teuta rrëmben kreun, Partizani ngec në Korçë përpara derbit, Skënderbeu kap zonën “play out”

08 Maj 2021

Në këtë sezon të Superligës është e vështirë të parashikosh, aq më tepër të projektosh një fitues. Katër javë përpara përfundimit të sezonit gara për titull mbetet më e hapur se kurrë, katër ekipe mbeten ende në valle duke u ngjeshur gjithnjë e më shumë në tabelën e klasifikimit. Nuk mungojnë ndryshimet javë pas javë, këtë herë është radha e Teutës të rrëmbejë kreun pas fitores së pastër 4-0 kundër Bylis por mbi të gjitha pas dhuratës së marrë nga Skënderbeu. Ekipi i Edi Martinit zgjidhi pa shumë probleme një sfidë të ndërlikuar shumë në letër. Kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 15-të me Aleksin ndërsa në pjesën e dytë një autogol i Bylis në minutën e 57-të i dhurojë avantazhin e dyfishtë. Dejvi Bregu shpërdoroi një 11-metërsh ndërsa në minutat e mbetura durrsakët shënuan edhe dy herë të tjera me Lorenc Vilën dhe Dejvi Bregun duke kompletuar “pokerin” e golave.

Partizani

Partizani zhgënjen sërish, vetëm një javë zgjati kryesimi i të kuqve teksa në transfertë përballë Skënderbeut nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Korçarët kthen në makth duke i marrë plotë katër pikë në dy përballjet e fundit. Në fundin e pjesës së parë kryeqytetasit kaluan në avantazh falë një aksion fantastik, Asani dhuroi një asit të bukur për Junior i cili me një veprim plot klas brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë. Skënderbeu nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë, në minutën e 56-të, Mensah barazoi shifrat në 1-1. Korçarët ruajtën me fanatizëm pikën duke u larguar për herë të parë pas një periudhë të gjatë nga zona e ftohtë, lenë pas Bylis duke kapur në këtë mënyrë zonën “play out”. Partizani largohet nga kjo transfertë me një shije të hidhur një barazim që vjen përpara derbit të kryeqytetit, të enjten në “Air Albania”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan