Rokadë te Bayern, legjenda pritet të emërohet si president i klubit

Legjenda e Bayern Munich, Oliver Kahn, është favorit për tu emëruar si president i klubit, në vend të Uli Hoeness. Hoeness ka lënë të kuptohet se do të heqë dorë nga roli i presidentit dhe se do të marrë një vendim mbi të ardhmen para mbledhjes vjetore të bordit drejtues, që do të zhvillohet më 30 nëntor. Sipas “SportBild”, Kahn pritet të jetë pasardhësi i tij.

Ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me Hoeness dhe tani mund të mbulojë një rol të rëndësishëm te klubi ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist. Lothar Matthaus, një tjetër ish-ylli i Bayern, beson se Kahn është kandiati më i mirë. Në një intervistë ai ka deklaruar: “Oliver duhet të marrë vendin e Rummenigge. Ai është fytyra e Bayern. E ka ekipin në gjak. Është një eksperit i futbollit. Ka qenë gjithmonë ambicioz dhe nuk ka reshtur së mësuari, edhe në aspektin ekonomik. Unë do t’ia besoja të ardhmen e Bayern-it atij”, ka thënë Matthaus.

Kahn, një nga portierët më të mirë të brezit të tij, iu bashkua bavarezëve nga Karlsruher në 1994-ën dhe ka qëndruar me klubin për 14 vite. Gjatë asaj kohe, ai ka zhvilluar 632 ndeshje dhe ka fituar shumë trofe, duke përfshirë këtu Champions League dhe tetë tituj në Bundesliga. Bayern nuk po kalon një moment të mirë me trajnerin e ri Niko Kovac, teksa aktualisht ndodhen në vendin e pestë në renditje, shtatë pikë larg kryesuesve të Dortmund. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan