Roma 1-1 Moenchegladbach, notat e lojtarëve

24 Tetor 2019

Roma është ndalur në barazim 1-1 nga Borussia Moenchegladbach.

Giallorosët kanë pasur epërsinë që nga minuta e 32-të deri në të 93-të, kur barazuan mysafirët.

Nicolo Zaniolo realizoi golin e vetëm për Romën, ndërsa Lars Stindl është shënues për Gladbachun.

Pikërisht talenti italian Zaniolo pati edhe notën më të lartë në ndeshje te Roma, derisa paraqitje të mirë kishte edhe francezi Veretout.

Ndërkohë nota më e lartë në këtë takim shkoi për mbrojtësin zviceran Nico Elvedi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com