Roma 2-1 Bologna, notat e lojtarëve

18 Shkurt 2019
Roma 2-1 Bologna, notat e lojtarëve

Roma ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Serie A.

Skuadra e Eusebio Di Francesos ka arritur një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme në kampionat, pasi mbeten afër në garë për pozitën tre dhe katër.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Aleksandar Kolarov (55′) dhe Federico Fazio (73′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Nicola Sansone (87′).

Lexo po ashtu: Roma fiton me vështirësi ndaj Bolognas

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori italian, Lorenzo Pellegrini, i cili në fund u notua me 7.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin mysafirë Danilo që u vlerësua me notë 5.9.

Roma:

Bologna:

/Telegrafi/

www.telegrafi.com