Roma afër transferimit të Vilhenas, në Feyenoord rikthehet Karsdorp

10 Dhjetor 2018

Tony Vilhena po kalon muajin e fundit në skuadrën e famshme holandeze Feyenoord.

Mesfushori qendror ka shprehur haptazi dëshirën për tu larguar në drejtim të një kampionati më të madh.

Milani ka shprehur më parë interesim për lojtarin, por së fundmi fuqishëm në garë është futur Roma.

Tonny Vilhena. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Madje mediat holandeze e quajnë të kryer faktin se Vilhena do të transferohet te Roma.

Marrëveshja mes klubeve duket se është arritur dhe Vilhena pritet t’i bashkohet Romës në janar.

Giallorosët kanë pranuar të paguajnë 12 milionë euro te Feyenoord, ndërsa pritet ta rikthejnë edhe mbrojtësin e djathtë Rick Karsdorp.

Rick Karsdorp sa ishte pjesë e Feyenoordit. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Karsdorp iu bashkua Romës dy vite më parë por problemet me lëndime ia pamundësuan atij ndeshjet.

Mbrojtësi i djathtë do të qëndrojë si huazim tek Feyenoord për 18 muaj. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan