Roma angazhon zyrtarisht Paulo Fonsecan

11 Qershor 2019

Roma e kanë konfirmuar se Paulo Fonseca është trajneri i tyre i ri për sezonin 2019/20.

Trajneri portugez ka zëvendësuar Claudio Ranierin që ishte deri në fund të sezonit te skuadra italiane, ndërsa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Fonesca ka thënë se ai është i përgatitur për sezonin e ri te Roma, duke thënë se është mjaftë i lumtur që ka arritur marrëveshje me romakët.

Paulo Fonseca sarà il nuovo responsabile tecnico dell’#ASRoma dalla stagione 19-20

— AS Roma (@OfficialASRoma) June 11, 2019

“Jam i entuziazmuar dhe i motivuar për sfidën që na pret neve. Jam i gatshëm të kalojë në Romë, të takohem me tifozët tanë dhe të filloj punën”, ka thënë trajneri portugez.

Lexo po ashtu: Javë e ngarkuar në Serie A: Juve, Roma e Milan pritet t'i prezantojnë trajnerët

Presidenti i klubit romak, Jim Pallotta, ka thënë se ata janë të lumtur që kanë marrë shërbimet e 46-vjeçarit.

“Ne jemi të kënaqur për të mirëpritur Paulo Fonsecan në klub. Paulo është një trajneri i ri dhe me shumë ambicie, ka një mentalitet fitues dhe loja e tij do entuziazmojë tifozët tanë”, deklaroi Pallotta për faqen zyrtare të Romës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan