Roma bën goditjen e madhe në pankinë, “Special One” rikthehet në Serie A

04 Maj 2021

Është dita e revolucionit të madh te Roma. Pasi njoftoi largimin e Paulo Fonseca në fund të sezonit, klubi verdhekuq dhuron suprizën e madhe. Duke nisur nga sezoni I ardhshëm në pankinë do të ulet Jose Mourinho.

Murinjo

“Special One” kthehet në Serie A pas më shumë se një dekadë kur në vitin 2010 fitoi “tripletën” e famshme me Interin. Nuk bëhen të ditura detajet financiare, por duke njohur Mourinho, Roma duket se kërkon të nisë një projekt të rëndësishëm për të ardhmen.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com