Roma dëshiron dyshen e Tottenhamit, Sissoko e Alderweireld

08 Korrik 2019

Roma është duke ndryshuar totalisht skuadrën për edicionin e ri.

Skuadra italiane ka larguar disa nga yjet e skuadrës si Kostas Manolas, Stephan El Shaarawy e Daniele De Rossi.

Edin Dzeko, Alexander Kolarov, Frederico Fazio e Cengiz Under janë lojtarët tjerë me valixhe në duar.

Ndërkohë Giallorosët janë duke synuar të përforcohet me emra të ri për sezonin e ri.

Toby Alderweireld (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Mediat italiane kanë raportuar se Roma është e interesuar për transferimin e dy yjeve të Tottenham, Moussa Sissoko e Toby Alderweireld.

Kryeqytetasit italian janë gati të ofrojnë 40 milionë euro në drejtim të londinezëve për të marrë dy yjet e saj.

Moussa Sissoko. (Photo by Dan Mullan/Getty Images )

Tottenham mund t’i lirojë dy lojtarët për të kaluar te Roma pasi që të dy janë futur në vitin e fundit të kontratës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan