Roma dhe Arsenal në bisedime të avancuara për shkëmbimin e mesfushorëve

14 Gusht 2020

Roma dhe Arsenal janë në bisedime të avancuara për një shkëmbim tëmadh.

Fjala është për dy mesfushorët, Amadou Diawara dhe Lucas Torreira.

Diawara ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Romës në pjesën e parë të sezonit, por pas lëndimit nuk e pati formën e njëjtë.

Në anën tjetër Lucas Torreira ka kërkuar largimin nga Arsenali prej kohësh dhe dëshiron rikthimin në Serie A.

Për uruguaianin përveç Romës interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera Milan dhe Napoli.

Gjithsesi drejtuesit e dy klubeve, Romës dhe Arsenalit janë në bisedime të avancuara dhe pritet shkëmbimi i dy lojtarëve kokë më kokë.

Vlen të theksohet se për Diawaran interesim ka shprehur edhe rivali lokal i Arsenalit, Tottenham Hotspur.

Të dy futbollistët kanë një vlerë në tregun e transferimeve prej 25 milionë eurove. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com