Roma dhe Juventusi kanë rënë dakord për Higuainin

19 Korrik 2019

Roma dhe Juventusi ka rënë dakord për sulmuesin Gonzalo Higuain, i cili ende po heziton të bashkohet me klubin romak. 

Të dy klubet kanë një raport të mirë dhe tashmë kjo është konfirmuar edhe me shkëmbimin mes Luca Pellegrinit dhe Leonardo Spinazzolas.

Sipas Corriere dello Sport, Roma kanë rënë dakord për një huazim prej 6 milionë eurove me Juventusin për Higuain, me opsion blerje prej 27 milionë eurove.

Gonzalo Higuain kur vendoste ndeshje te Juventus. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Megjithatë, gazeta shkruan se propozimi ende nuk është pranuar nga argjentinasi.

Nëse nuk e bën këtë ai do ta zgjasë kontratën me Bianconerët deri në vitin 2023, por paga e tij do të bie në 4.5 milionë euro.

31-vjeçari i ka filluar stërvitjet me Zonjën e Vjetër dhe dëshiron ta tregojë vetëm dhe të qëndrojë.

Maurizio Sarri e Gonzalo Higuain te Chelsea . (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Ai në anën tjetër është zgjedhja e parë e Giallorossëve për të zëvendësuar Edin Dzekon që pritet të bashkohet me Interin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com