Roma do 50 mln € për shërbimet e turkut Under

26 Tetor 2018

Katër skuadra po shfaqen në derën e Roma-s, me dëshirën për të rrëmbyer një nga talentet e kësaj familjeje: pas Bayern-it dhe Arsenal-it, të cilët kanë pasur kurajën të kërkojnë shërbimet e sulmuesit anësor, tashmë Barcelona dhe Manchester City tregojnë interes konkret për Cengiz Under, i riu turk, autor i dy golave në këtë edicion të Champions League.

Shumë njerëz imagjinojnë se ai do të përshëndetet me Roma-n në fund të sezonit, sepse 21-vjeçari ka arritur një vlerësim të ri në treg, ndërkohë që për të ardhmen do të vendosë dhe menaxheri i tij Ramadani, i cili po vlerëson ofertat. Aktualisht Under paguhet 1 milion neto, diçka më pak se disa lojtarë që qëndrojnë dhe në stolin e rezervave. Dhe tani, duket më e lehtë për t’u tentuar.

Më pas lindin të drejtat e Pallotta-s dhe të Monchi-t, i cili po punon për të riparo kontratën e lojtarit. Megjithatë, hipotezat për shitjen e tij tregojnë se klubi kërkon 50 milion euro. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.