Roma fillon kontaktet e para me Gotzen, kryeqytetasit favorit për transferimin e gjermanit

30 Mars 2020

E ardhmja e Mario Gotzes duket se do të jetë në Serie A, por dilema mbetet se në cilën skuadër.

Ka qenë e përditshmja gjermane Sport Bild që ka raportuar se Gotze ka vendosur që të transferohet në kampionatin italian në verë.

Shumë skuadra janë në garë për mesfushorin ofensivë, duke parë që ai në verë largohet si futbollist i lirë nga Borussia Dortmund.

Roma nuk ka humbur kohë dhe ka filluar menjëherë kontaktet e para me agjentin e lojtarit, pasi dëshiron me çdo kusht transferimin e tij.

Giallorosët synojnë që ta afrojnë Gotzen dhe kësisoj ta lënë të rikthehet armenin Henrikh Mkhitaryan në Arsenal pas huazimit një vjeçar.

Kryeqytetasit janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë katër vjeçare gjermanit me një pagë vjetore prej pesë milionë eurove.

Kjo ofertë e Romës i ka bërë ata favorit para skuadrave të tjera për të nënshkruar me heroin gjerman të vitit 2014.

Interesim për ish-anëtarin e Bayernit kanë shfaqur edhe skuadrat tjera italiane si Inter, Napoli, Milan dhe Fiorentina.

Ndërkohë Gotze po kërkohet edhe nga disa skuadra gjermane si Hoffenheim, Leverkusen e Hertha Berlin, por edhe në Angli nga Tottenham Hotspur dhe Liverpool. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan