Roma fiton me vështirësi ndaj Bolognas

18 Shkurt 2019

Roma ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë mysafirëve, të cilët patën raste më të mira shënimit.

Rastet më të mira në katër 45 minuta i patën Roberto Soriano (36′, 45′) dhe Andrea Poli (43′), por asnjëra nuk arriti të përfundojë në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Roma arriti të marrë lojën në dorë dhe të tregojë më shumë se kundërshtari për të arritur fitoren.

Momenti i golit nga penalltia (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 55-të dhe ishte mbrojtës Aleksandar Kolarov, i cili shënoi për 1-0 nga pika e bardhë.

Roma arriti të gjej edhe golin e dytë në minutën e 73-të me anë të mbrojtësit Federico Fazio që shënoi nga afërsia për 2-0.

Deri në fund të ndeshjes, Bologna arriti të ngushtojë epërsinë me anë të Nicola Sansone (84′), i cili vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-1.

Roma mbetet në hap me pozitën tre dhe katër (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Roma e sheh veten në pozitën e peste më 41 pikë apo vetëm një më pak se Milani i katërti, ndërsa Bologna zë vendin e 18-të me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Giallorossët udhëtojnë te Frosinone, ndërsa Bologna e pret në shtëpi Juventusin. /Telegrafi/

Roma leads vs Bologna. Kolarov scores for the hosts. pic.twitter.com/a0UW7oGiCW

— Haris Mrkonja N1 (@harismrkonjan1) February 18, 2019

www.telegrafi.com