Roma frenon Napolin dhe i jep Interit një mundësi të artë

28 Tetor 2018

Një gol në sekondat e fundit nga Dires Mertens i siguroi Napolit një pikë në ndeshjen e vështirë kundër Romës, por rezultati i jep një mundësi të mirë Interit ta arrijë me pikë nëse mund të hënën Lazion.

Verdhekuqtë shënuan shpejt me Stephan El Sharawi dhe ishin shumë pranë fitores, në një ndeshje të ekuilibruar. Napoletanët u përpoqën gjatë gjithë takimit që të barazonin, madje Mertens shënoi edhe dy herë të tjera, në të dy rastet golat iu anuluan për pozicion jashtë loje.

Por kur të gjithë po mendonin për një fitore të Romës, skuadra e Ancelottit barazoi. Pas një krosimi nga e majta në zonën e miqve Callejon goditi shumë keq duke e lënë topin para këmbëve të Olsen, por Mertens mbërriti nga pas dhe goditi fort për t’i dhuruar të zotëve të shtëpisë një pikë të rëndësishme. Mbrojtwsi i Shqipwrisw, Elseid Hysaj, u aktivizua titullar nw kwtw takim, por luajti vetwm 70 minuta duke u zwvendwsuar mw pas nga Malcuit./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan