Roma i ofron Pedros kontratë trevjeçare vetëm që të kalojë në Olimpico

06 Prill 2020

Roma është e vendosur që të transferojë Pedro Rodriguezin nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror.

Giallorossët janë në krizë financiare shkaku i coronavirusit dhe po tentojnë që të transferojë disa lojtarët me parametra zero.

Frank Lampard thuhet se ka biseduar me me anësorin spanjoll dhe i ka bërë me dije se nuk është më në planet e tij.

Tuttosport raporton se Roma ka filluar bisedimet me agjentin e Pedros dhe dëshirojnë të transferojnë atë në verë.

Kontrata e sulmuesi përfundon më 30 qershor dhe Chelsea do ta lë të largohet atë si lojtar të lirë.

Lexo po ashtu: Roma me probleme në financa shkaku i coronarvitusit – studion katër goditje me parametra zero për afatin kalimtar veror

Giallorossët duan të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të transferojnë atë pa paguar asnjë cent, mirëpo rivalizohen nga disa skuadra të tjera.

Rivali i tyre lokal, Lazio thuhet se është po ashtu e interesuar në transferimin e 32-vjeçarit, derisa nuk  mungojnë oferta as nga Spanja. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan