Roma i shpall “luftë” Veronës për mesfushorin shqiptar

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
30 Janar 2018 10:05
Kryeqytetasit interesohen për 22-vjeçarin

Emanuele Ndoj, mesfushori shqiptar që luan te Brescia është në qendër të merkatos për shkak të interesimit që ka pasur në drejtim të tij kryesisht nga skuadra të Seria A. Mediat italiane kanë bërë me dije pak kohë më parë se për futbollistin e Kombëtares Shqiptare, ishte arritur një akord me klubit të tij dhe Hellas Veronës, por transferimi nuk u krye.

Ndërsa sot “tuttomercatoweb”, bën me dije se në garë për të marrë shërbimet e Ndojit është futur edhe skuadra e Romës. Kryeqytetasit kanë shkuar me një ofertë konkrete në zyrat e klubit dhe një lëvizje e tillë nuk i ka pëlqyer shumë veronesëve. Gjithsesi presidenti i lombardëve, Massimo Cellino ka mbyllur të gjitha dyert për një transferim të mundshëm të Ndojit. Sipas tij shqiptari është në planet e klubit për të ardhmen. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike